Mediat britanike: Rita Ora e nëna e saj duken sikur motra

Bota e Yjeve

Mediat britanike: Rita Ora e nëna e saj duken sikur motra

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 06:27
Rita Ora me familje

Rita Ora ka shfaqur linjat e saj të pabesueshme në bikini të zeza, së bashku me nënën, Verën, në Monako. Mediat britanike shkruajne se Rita Ora e Vera Ora duken si motra, jo si nënë e bijë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka promovuar muzikën e saj në muajt e fundit në mbarë botën.

Megjithatë, Rita siguroi që të merrte disa pushime shumë të nevojshme krahas nënës së saj dhe babait të saj.

Këngëtarja e  hitit “Anywhere” arriti së fundi në Rivierën Franceze me avion privat për të kaluar çaste të bukura me familjen, ndërsa nuk përtoi të shtyjë babanë e saj Besnikun në pishinë, në një moment të paharrueshëm.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat