E akuzuan për operacione plastike, Bleona Qereti publikon foton e 17 viteve më parë

Bota e Yjeve

E akuzuan për operacione plastike, Bleona Qereti publikon foton e 17 viteve më parë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:25
Bleona Qereti

Bleona Qereti e nisi karrierën e saj muzikor në vitin 1996, me pjesëmarrjen në Festivalin e Pranverës. Ishte vetëm 17 vjeçe kur fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Që nga ai moment, këngëtarja e njohur është rritur në skenën shqiptare e tani edhe në atë ndërkombëtare.

Por faqja “Vipat e bllokut” në rrjetin social “Instagram”, na riktheu edhe njëherë në vitin 2001, ku krahason pamjen e Bleonës me ditët e sotme. Faqja pretendon se ka zbuluar operacionet plastike të realizuara nga këngëtarja e hitit “Take You Over”.

Menjëherë ka reaguar edhe Bleona, e cila në “Instastory” ka postuar disa foto e video ku tregon se ajo nuk ka bërë ndërhyrje estetike.

“Kjo është e të njëjtit vit me atë idiotësinë me photoshop që ke nxjerrë edhe ti. Turp të kesh. Verifikohet lehtë vitit i kësaj fotoje sepse është Festivali Kombëtar i vitit 2001. Titulli i këngës: Telefon!!!” – i përgjigjet këngëtarja sulmeve online të faqes në “Instagram”.

Bleona nuk ndalet me kaq! Ajo poston një tjetër foto nga e njëjta performancë, ku thekson se nuk ka asnjë ndërhyrje në hundë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat