Brigitte Nielsen feston sot 55-vjetorin e lindjes, ikona e viteve ’80 në formë dhe energjike

Bota e Yjeve

Brigitte Nielsen feston sot 55-vjetorin e lindjes, ikona e viteve ’80 në formë dhe energjike

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 20:21
Brigitte Nielsen

Brigitte Nielsen feston 55 vjetorin e ditëlindjes. Artiste, modele dhe moderatore televizive Nielsen ka lindur në 15 korrik 1963 në Rodevre. Daneze me origjinë ajo ka filluar punën si modele në vitet 80-të. Brigitte ka punuar me stilistë të famshëm si Gianni Versace, Giorgio Armani dhe Ferré.

Mes historive të saj të dashurisë përmendim atë me Sean Penn dhe Arnold Schwarzenegger, me të cilët ka pasur vetëm marrëdhënie dashurore.

Martesa e parë vjen në 1983 me kompozitorin danez Kasper Winding, nga e cila ka lindur në 1984 djali i saj i parë Julian.
Më pas Dino De Laurentis e zbulon si protagoniste në Yado, një film në të cilën do të luante me Sylvester Stallone.

Të dy u njohën gjatë promocionit të filmit dhe aktori e do në krah të tij si në filmin Rocky IV ashtu edhe Cobra, (për të cilin është kritikuar shumë) ashtu dhe në jetën private.

Pas nënte muajsh fejese, në dhjetor të të njëjtit vit martohen për tu ndarë një vit e gjysmë më pas.

Pavarësisht kësaj kjo se pengon karrierën e Briggitte. Në 1987 ajo debuton si këngëtare dhe drejtuese televizive në show-n e Canale 5 ‘Festival’ në krah të Pippo Baudo dhe Lorella Cuccaini.

Ndërkohë nuk heq dorë së dedikuari kinemasë duke marrë pjesë në filma rekordesh, si Beverly Hills Cop II në krah të Eddie Murphy.

Në 1988 ajo shfaqet nudo në kopertinën e numrit të parë të të përjavshmes II Venerdi të Repubblica, ndërsa një vit më pas shfaqet në videon muzikore të Liberian Girl të Michael Jackson së bashku me shumë yje të Hollywood-it, mes tyre John Travolta dhe Whoopi Goldberg.

Në 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj ajo vazhdon me ritme të shpejta suksesin.

Nga pikëpamja sentimentale në 2006 ajo u martua me Mattis Dessi, burrin e saj të pestë, nga lidhja e të cilit në qershor të 2018 vjen në jetë Frida, vajza e saj e parë dhe fëmija i pestë i Brigitte.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat