Nga Luana Vjollca tek Erion Veliaj, si u veshën të ftuarit në dasmën e Sarës dhe Ledionit

Bota e Yjeve

Nga Luana Vjollca tek Erion Veliaj, si u veshën të ftuarit në dasmën e Sarës dhe Ledionit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 07:49
Luana Vjollca

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka mbledhur së bashku ‘ajkën’ e shumë personazheve të famshëm shqiptarë. Më poshtë do t’ju sjellim një fotogaleri me mënyrën se si u vesh secili prej tyre.

Shumë personazhe të famshëm të showbizit shqiptar u mblodhën së bashku në Como për të qenë të pranishëm në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Përveç dy miqve mjaft të rëndësishëm si moderatorja Arbana Osmani dhe drejtori i përgjithshëm i Digitalb, Alban Jaho gjithë të tjerët ishin aty për t’ju uruar miqve të tyre jetë të lumtur.

Më poshtë do t’ju sjellim disa nga të ftuarit, të cilët me anë të postimeve në rrjetin social “Instagram” na kanë bërë të ditur se çfarë kanë veshur në ceremoninë madhështore.

Ceremonia madhështore u mbajt buzë liqenit të Comos në Itali, ku Sara Hoxha dhe Ledion Liço i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit dhe u betuan në dashuri të përjetshme. Në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë, Sara dhe Ledioni kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata bashkëjetojnë prej shumë vitesh tashmë dhe para një viti e gjysmë janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin London Noor.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat