Kendall Jenner në pushime me Ben Simmons, paparacët sjellin imazhet

Bota e Yjeve

Kendall Jenner në pushime me Ben Simmons, paparacët sjellin imazhet

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 23:51
Kendall Jenner

Kendall Jenner merr rreze dielli e veshur në rroba banje në jaht me të dashurin Ben Simmons si dhe motrën Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson.

Modelja po relaksohej në një jaht luksoz  para se të eksploronte një shtëpi të barktisur në një ishull të vogël të Meksikës, shkruan TheSun.

Kendall e veshur në bikini të gjelbra, po shoqërohej nga i dashuri Ben Simmons si dhe motra Khloe me partnerin e saj, Tristan Thompson.

Khloe, 34 vjeç kishte veshur një palë bikini të kuqe, ndërsa i dashuri i modeles, Ben, 22 vjeç, mbante një kapele të kuqe në kokë dhe pantallona të shkurtra të zeza për not.

Në fillim të këtij muaji u raportua se Kendall dhe Ben po bashkëjetojnë në një rezidencë në Los Angeles, të cilën e paguajnë me qera prej 19.000 funte në muaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat