Një fejesë tradicionale indiane

Bota e Yjeve

Një fejesë tradicionale indiane

Nga: Bota Sot Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:06
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Javë më parë është raportuar se Nick Jonas i kishte propozuar martesë së dashurës së tij Priyanka Chopra.

Vetëm pak kohë pasi që ishte zbuluar lidhja e tyre nga mediat.

Por, çifti i njohur ka befasuar të gjithë pasi kanë publikuar fotografi në profilet e tyre në Instagram të veshur me veshjet tradicionale indiane dhe duke e shpallur fejesën e tyre, shkruan "Bota sot".

Të gjitha mediat botërore kanë raportuar se Priyanka Chopra e kishte dërguar Nick Jonas në Indi për të njohur familjen e saj, por askush nuk e ka parashikuar se ata do të fejohen me traditat indiane.

Të shumë kanë qenë ata që i kanë uruar çiftin e njohur, por edhe ka pasur kritika për ta për shkak të moshës së tyre, kur dihet se aktorja është një dekadë e më shumë më e madhe se këngëtari amerikan.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat