Kjo çantë e Gigi Hadid kap shifrën marramendëse. Zbuloni sa kushton

Bota e Yjeve

Kjo çantë e Gigi Hadid kap shifrën marramendëse. Zbuloni sa kushton

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:35
Gigi Hadid

Gigi Hadid është njëra ndër modelet shembull për look-un. 23 vjeçarja shfaqet gjthmonë e kuruar dhe jo vetëm në tapetin e kuq. Gigi Hadid duket bukur edhe në versionin ‘street style’. Këtë herë modelja ka bërë koka të kthehen, jo vetë për veshjen, aksesorët apo këpucët, por edhe për çantat.

Çizme të kuqe të stilit retro, xhinse të grisura treçerekëshe, në versionin (mom jeans) nga Tommy Hilfiger dhe një pulovër kafe me jakë në formë V-je, të cilën e ka hedhur në shpatulla.

Po të fokusohemi pak tek çanta e kuqe Versace, do të shohim se ajo kushton plot 2,675 dollarë. Megjithatë Gigi ua dha idenë e një look-u interesant për vjeshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat