Kjo është Missi Shqiptar që do na përfaqësojë në botë

Bota e Yjeve

Kjo është Missi Shqiptar që do na përfaqësojë në botë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 21:32
Klaudia Kalia

Me 25 tetor do të mbahet ‘Miss Grand International’, konkursi i bukurisë ku marrin pjesë vajza nga e gjithë bota.

Shqipërinë do ta përfaqësojë modelja shtatlartë, me forma bombastike Klaudia Kalia.

Klaudia është e njohur për publikun pasi vitin e kaluar ajo u zgjodh ‘Miss Grand Albania 2017’ por mosha e saj e vogël e penalizoi që ta përfaqësonte Shqipërinë atë vit.

Megjithatë këtë vit ëndrra e Klaudias do të bëhet realitet dhe madje renditet e para në votimet online të këtij konkursi bukurie.

Në një intervistë për ‘Panoramën plus’ ajo shprehet se ndihet e emocionuar që është zgjedhur për të dytën herë dhe se ka vetbësim që mund ta rrëmbejë kurorën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat