Ilda Bejleri provokon me format seksi nga Mykonos, komentuesit i kujtojnë kritikat e Muç Nanos

Bota e Yjeve

Ilda Bejleri provokon me format seksi nga Mykonos, komentuesit i kujtojnë kritikat e Muç Nanos

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:41
Ilda Bejleri

Pushimet nuk kanë mbaruar ende për gazetaren e sportit, Ilda Bejleri. Kësaj here ajo ndodhet në Mykonos, që konsiderohet si një ndër ishujt më të bukur të Greqisë. Në një foto të postuar në “Instagram” ajo shfaqet shumë seksi me bikini, por për t’u dukur më e gjatë, Ilda shfaqej e ngritur në majë të gishtave, një detaj që ia kanë vënë re ndjekësit me komentet e tyre. E përveç komenteve ku evidentojnë format, sipas tyre, “të kolme”, apo ngjyrën çokollatë që ka marrë gjatë qëndrimit në plazh, ka prej tyre që i kanë kujtuar një situatë aspak të këndshme për të gjatë sezonit të kaluar televiziv.

“Kujdes me zhveshje, se Muçi është gati për kritikën e radhës!”, i shkruante një komentues. Për t’u përforcuar nga një tjetër ndjekës i shkruante: “Vishu, se po të pa Muç Nano, ta bëri gropën!”. Kujtojmë që në muajin mars u hap një debat i zhurmshëm në televizionet shqiptare, nisur nga një mono log i moderatorit të emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano. Në monologun e tij, ai shigjetoi fenomenin e zhveshjes në ekran, duke marrë si shembuj dy moderatoret e “Supersport”, Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin. Nano kritikoi veshjen e shkurtër të Bora Zemanit, të cilën e krahasonte me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

Ai përmendi dhe Ilda Bejlerin, fustani i së cilës, sipas tij, ishte aq i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, saqë dukej si këmishë nate e futur në mish. “Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen NapoliRoma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse ‘SuperSporti’, mesa duket, nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në ‘Youtube’, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gatigati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjes.

Ky koment nuk u prit mirë nga Ilda, por në intervistat që dha Nano më vonë, sqaroi se nuk kishte asgjë personale me të, por thjesht e kishte marrë si shembull të fenomenit kaq shumë të përhapur në ekranet shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat