Duket sensacionale

Bota e Yjeve

Duket sensacionale

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:53
Kylie Minogue

Kylie Minogue, 50, duket e bujshme në fustan rozë të ndezur në shfaqjen energjetike në Bournemouth, ndërsa ish- i dashuri i saj Joshua Sasse martohej në Byron Bay.

Ish-i fejuari i saj, Joshua Sasse, lidhi martesë me të fejuarën e tij të re Louisa Ainsworth gjatë fundjavës.

Megjithatë, Kylie Minogue e vendosi dramën prapa saj, ndërsa ajo vuri një shfaqje energjike në Qendrën Ndërkombëtare të Bournemouth.

Këngëtarja e hitit “Love At First Sight” që aktualisht është në lidhje me drejtorin kreativ të GQ, Paul Solomon, u paraqit në katër pamje të ndryshme para tifozëve duke u dhënë atyre një natë për t'u kujtuar.

Joshua (30), i cili ishte në lidhje me Kylie nga viti 2015 deri 2017, u martua të me të dashurën e tij australiane të premten.

Aktori i lindur në Britaninë e Madhe ishte i fejuar me ikonën e popit Kylie në shkurt të vitit 2016, por në shkurt të vitit 2017 Kylie i dha fund lidhjes pasi gjeti të dashurin e saj duke e tradhtuar me aktoren spanjolle Marta Milans.

Në prill të këtij viti, Kylie foli me “Red Magazine” rreth ndarjes, duke  thënë se ajo kishte ‘rindërtuar’ veten pas ndarjes.

"Më është dashur të rindërtoj veten time, fizikisht dhe mendërisht," tha ajo, duke lënë të kuptohet se ndarja e zymtë kishte shkaktuar thyerje nervash.

Në maj, këngëtarja e “Spinning Around” bëri publike romancën e saj të re me Paul Solomons, drejtor kreativ i GQ britanik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat