Bebe dhe Rita tërheqin vëmendje së bashku në mbrëmjen gala të LA

Bota e Yjeve

Bebe dhe Rita tërheqin vëmendje së bashku në mbrëmjen gala të LA

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:28
Bebe Rexha dhe Rita Ora

Rita Ora dhe Bebe Rexha ia arritën qëllimit për të tërhequr vëmendjen në një mbrëmje gala që u mbajt në Santa Monica në Los Anxhelos për bamirësi.

Ora, 27 vjeçe, dukej shumë seksi me një fustan të kuq, ndërsa Rexha, 29 vjeçe, ishte rrëzëllitëse me një fustan me shkëlqim, në të njëjtin tonalitet.

Rita kishte zgjedhur një fustan ekstravagant me kurrizin jashtë, që ekspozonte tatuazhet e saj të panumërta.

Look-u shoqërohej me bizhuteri diamanti, një byzylyk dhe disa unaza që shkëqlenin.

Ndërsa fustani i Bebe-s kishte një të çarë që i ekspozonte këmbën, dhe që shkonte deri pranë vendit intim.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje gala u bë dhe Beyonce me performancën e saj të mahnitshme.

Ajo kishte kohë që i kishte munguar skenës, pas turit të gjatë të koncerteve që ndoqi në mbarë botën me bashkëshortin Jay Z.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat