Meghan Markle shtatzënë?

Bota e Yjeve

Meghan Markle shtatzënë?

Nga: Bota sot Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:05
Meghan Markle

Veshja e Meghan Markle në martesën mbretërore ka shkaktuar spekulime në Twitter se dukesha e Sussex mund të jetë shtatzënë.

Vëzhguesit e familjes mbretërore sugjeruan se Meghan mbante një pallto të përshtatshme për martesën e Princeshës Eugenie për të mbuluar fillimet e një shtatzanie, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Palltoja dhe veshja e Meghan, u krijuan nga marka e preferuar Givenchy, e cila gjithashtu krijoi fustanin e dasmës së Dukeshës.

Një përdorues në Twitter tha: "Duke gjykuar nga fakti se ajo mban një pallto të rëndë; Meghan Markle është shtatzënë ose prej atyre që ftohen lehtë"./BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat