“Beqari i përjetshëm i Hollywoodit”

Bota e Yjeve

“Beqari i përjetshëm i Hollywoodit”

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 10:56

Kur George Clooney ka zbuluar se ka një të dashur të re, me siguri që shumë kush ka dashur të vërë bast dhe të parashikojë se sa kohë do të qëndrojnë ata së bashku.Nuk është asgjë ndryshe as që nga koha kur u lidh me Stacey Keiblerin. Mediat në muajt e fundit kanë deklaruar se çifti u nda, por zëdhënësi i Clooneyt tha se të gjitha janë gënjeshtra. Megjithatë, po përflitet në publik se ish-mundësja po frikësohet që beqari i përjetshëm hollivudian së shpejti ka për t’i thënë 'lamtumirë'.

"Rrallë flasin, aktori u largua nga Stacey dhe shumë kohë po kalojnë larg njëri-tjetrit dhe për shkak të kësaj, ajo po frikësohet se romancës së saj me aktorin po i vjen fundi," tha burimi, raporton “New York's Daily News”.

Kujtojmë se në kaluarën aktori 51-vjeçar ka qenë i martuar për rreth katër vjet me aktoren, Talia Balsamin (1989/1993). Në vitin 2000 pas një ‘pushimi’ pesëvjeçar ai u lidh me modelen bitanike, Lisa Snowdon me të cilën u nda shumë shpejt. Ka qenë në lidhje edhe me Sarah Larsonin , aktoren italiane Elisabetta Canalis. Po ashtu ka qenë i dashuruar për kohë të shkurtë edhe në Kelly Prestonin, Renée Zellwegerin, Krista Allenin dhe Céline Balitranin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat