Emily Blunt i shtohet Hakmarrėsve

Nė njė intervistė tė disa muajve mė parė kishte deklaruar se rolet e vajzave tė ndjeshme dhe tė nėnshtruara i kishin ardhur nė majė tė hundės dhe tani Emily Blunt duket se ka gjetur rolin qė po kėrkon.
Sipas 'Daily Mail', aktorja britanike do tė jetė njė grua e fortė nė tė gjitha kuptimet e fjalės pasi do tė interpretojė superheroinėn Ms. Marvel nė pjesėn e dytė tė filmit Hakmarrėsit (The Avengers.)
Ky personazh i librave tė animuar ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė Marvel Comics nė vitin 1968 si shefja e sigurisė Carol Danvers. Ajo u shpėtua nga Kapiteni Marvel pas njė shpėrthimi nė njė bazė ushtarake dhe fitoi disa nga fuqitė e superheroit qė e shpėtoi.
Filmi Hakmarrėsit 2 do tė nisė xhirimet nė vitin e ardhshėm. Nė kast do tė jenė sėrish aktorėt Scarlett Johansson, Robert Downey Jr dhe Chris Hemsworth tė cilėt do tė interpretojnė sėrish respektivisht Vejushėn e Zezė, Njeriun e Hekurt dhe Thor-in.
Hakmarrėsit ėshtė njė nga filmat qė ka grumbulluar mė shumė para nė historinė e kinematografisė botėrore me mė shumė se 500 milionė dollarė nė box-office.
Emily Blunt ėshtė bėrė e famshme nė Hollivud me filmin Djalli vesh Prada (The Devil Wears Prada).















































Komentet