Leona Lewis: Fama sjell vetminë

Bota e Yjeve

Leona Lewis: Fama sjell vetminë

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 12:39

Këngëtarja e famshme britanike Leona Lewis, thotë se e konsideron famën si diçka ‘vetmitare’. Ylli i muzikës ka zbuluar se ata që dikur ishin të afërt me të, e kishin braktisur dhe tani është shumë më e kujdesshme.
“Nuk kam shumë miq, por ata që i kam, janë vërtetë të afërt me mua. Viteve të fundit, shumë miq më kanë lënë në baltë dhe mendoj se kjo ka të bëjë me famën time.
Për mua fama vetëm sa më ka sjellë vetminë. Tani duhet të jem më e kujdesshme, në mënyrë që të mos lëndohem sërish”, ka thënë ajo.





Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat