SHBA: BBG thotė se Irani po i pengon transmetimet e jashtme

Transmetimi ndėrkombėtar i Shteteve tė Bashkuara nė Iran, po pengohet pėrsėri.
Bordi i Guvernatorėve tė Transmetimit (BBG) tė Shteteve tė Bashkuara, nėpėrmjet njė kumtese ka thėnė se pengesat mund tė jenė tė ndėrlidhura me demonstratat e djeshme dhe arrestimet masive tė iranianėve, qė protestonin pėr rėnien e vlerės sė monedhės rial tė Iranit.
BBG-ja thotė se ndėrhyrja aktuale filloi tė mėrkurėn, duke ndikuar nė sinjalet e Radios Evropa e Lirė Radio Farada dhe tė Zėrit tė Amerikės, nė gjuhėn persiane.
Poashtu, ka pasur pengesa edhe nė programet e tjera ndėrkombėtare tė Shteteve tė Bashkuara, tė transmetuara nga satelitėt Eutelsat, pėrfshirė programet pėr Gjeorgji, Armeni dhe Ballkan.
Teherani ėshtė akuzuar vazhdimisht nga transmetuesit amerikanė, BBC-ja dhe Al-Jazeera, pėr pengimin e lajmeve dhe raporteve lidhur me kryengritjet e Pranverės Arabe dhe pėr konfliktin nė Sirinė fqinje.
BBG-ja i mbikėqyrė transmetuesit joushtarak, qė financohen nga Qeveria e Shteteve tė Bashkuara, siē janė Zėri i Amerikės dhe Radio Evropa e Lirė.








































Komentet