Clinton e uroi BE-në për Çmimin Nobel për Paqe

Bota

Clinton e uroi BE-në për Çmimin Nobel për Paqe

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 18:27

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka uruar Bashkimin Evropian për fitimin e Çmimit Nobel për Paqe nga Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Zonja Clinton ka vlerësuar se ky çmim reflekton punën e vështirë të bllokut në luftën për unitet.

“Më lejoni ta uroj Bashkimin Evropian për Çmimin Nobel për Paqe. Sinqerisht është vërtetë e mrekullueshme të shihet se si Evropa e bashkuar dhe paqësore është në shekullin 21 dhe se kjo nuk ka ndodhur me koincidencë”, tha zonja Clinton, dhe shtoi se “kjo ka ndodhur për shkak të punës shumë të madhe dhe vetëmohimit të liderëve dhe të shtetasve në gjithë Evropën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat