Gjermani: Të pezullohet regjimi pa viza për serbët dhe maqedonasit - Bota Sot
Gjermani: Të pezullohet regjimi pa viza për serbët dhe maqedonasit

Bota

E diel, 24 korrik 2016

Gjermani: Të pezullohet regjimi pa viza për serbët dhe maqedonasit

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 20:15

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, ka kërkuar sot nga Bashkimi Evropian pezullimin e regjimit të udhëtimit pa viza për serbët dhe maqedonasit, pas rritjes së kërkesave për azil nga shtetasit e këtyre dy vendeve ballkanike.

Sipas të dhënave zyrtare, serbët dhe maqedonasit përbëjnë gati një të tretën e të gjitha kërkesave për azil politik në Gjermani, muajin e kaluar, megjithqë të dy vendet janë kandidatë për integrim në Bashkimin Evropian.

“Rritja e keqpërdorimit të sistemit të azilit është i papranueshëm...fluksi i madh i shtetasve serbë dhe maqedonas duhet të ndalet menjëherë”, deklaroi ministri Friedrich.

Regjimi i udhëtimit pa viza në hapësirën Shengen për Serbinë dhe Maqedoninë filloi në vitin 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën në vitin 2010.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test