KE: Tregtia me njerëz është problem serioz në BE - Bota Sot
KE: Tregtia me njerëz është problem serioz në BE

Bota

E martë, 26 korrik 2016

KE: Tregtia me njerëz është problem serioz në BE

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 20:59

Tregtia me njerëz edhe më tej është problem serioz në Bashkimin Evropian, theksohet në kumtesën e Komisionit Evropian.

Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare të punës në BE, janë regjistruar 880.000 viktima të punës së detyruar, përfshirë edhe eksploatimin e detyrueshëm seksual. Ato janë 1,8 njerëz në 1.000 banorë.

"Privimi nga liria, eksploatimi dhe tregtia me njerëz me qëllim që të përfitohet janë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Tregtia me njerëz është e papranueshme në çfarëdo forme, qoftë në Evropë apo në ndonjë vend tjetër në botë. Ne përpunuam legjislaturë ambicioze dhe masa për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe është i nevojshëm vullneti politik. Është e domosdoshme që legjislacioni të bëhet realitet. E kemi obligim si moral ashtu edhe juridik që të veprojmë. Dhe duhet ta bëjmë këtë, të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare, shtetet e treta, organizatat joqeveritare, sektorin privat dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të interesuar në BE dhe botë. Që të eliminohet tregtia me njerëz duhet të punojmë bashkë", deklaroi eurokomisionarja për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom.

Në vendet anëtare të BE-së edhe më tej është i vogël numri i rasteve të tregtisë me njerëz të cilët kanë pasur përfundim gjyqësor. Sipas rezultateve fillestare numri i aktgjykimeve për tregti me njerëz është ulur në periudhën prej viti 2008 deri në vitin 2010. Për këtë gjë parashihet formimi i grupeve juridike kombëtare dhe multidisiplinare, të specializuara për luftë kundër tregtisë me njerëz, si dhe formimi i grupeve lokale për hetim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test