Nipi i Kim Jong-Ilit: Axha im është diktator (Video)

Bota

Nipi i Kim Jong-Ilit: Axha im është diktator (Video)

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 17:31

Kim Han-Sol ka regjistruar vitin e kaluar fakultetin në Mostar, duke shkaktuar interes të madh të mediave, të cilat ai mundohet t’i shmangë. Nuk ka shpjeguar se pse vendosi të flas, por shprehu keqardhje që ai nuk mund të shkojë në Korenë e Jugut. Ai shpreson se "me një përpjekje të vogël, hap pas hapi, mund gjendet zgjidhja dhe bashkimi".
Nipi i diktatorit të ndjerë koreanoverior, Kim Jong-il, i cili studion në Mostar, në një intervistë e ka quajtur diktator axhën e tij - liderin e tashëm të Koresë Veriore.

Kim Han Sol-u lind në Phenian më 1995, ndërsa gjyshin e tij, liderin e njohur të Koresë së Veriut, Kim Jong-il, nuk e ka takuar kurrë, sepse fëmijërinë e kaloi në përndjekje - në familjen e nënës së tij.

"Gjithmonë kam kërkuar ta takoj, sepse kam dashur ta di si çfarë njeriu ishte. Në fakt e kam pritur, derisa nuk ka vdekur, duke shpresuar se ai do të vijë dhe do të më gjejë mua, sepse nuk e kam ditur kurrë nëse ai e di se unë ekzistoj”, ka thënë ai në një intervistë të cilën e ka dhënë për mediat perëndimore.

Shtatëmbëdhjetëvjeçari është i biri i djalit më të madh të im Jong-ilit, i cili e ka humbur mbështetjen e të atit, atëherë kur ka tentuar që fshehurazi të futet në Japoni në vitin 2001, me pasaportë të rreme, me qëllimin e vetëm për ta vizituar Disneyland-in. Familja e tij ka jetuar që atëherë në ekzil, kryesisht në Kinë.

"Babai im nuk ishte vërtetë i interesuar në politikë", u përgjigj Kim kur u pyetën se pse babai i tij ishte anashkaluar gjatë bartjes së pushtetit tek vëllai më i ri.

"Unë sinqerisht nuk e di pse ai është bërë një diktatori", ka thënë për axhën e tij Kim Jong-Un. "Kjo ishte mes tij dhe gjyshi im”.

Gjatë intervistës jepet një xhirim me përshkrimin se viti 1995 ishte i rëndë për Korenë e Veriut, kur zija e bukës i kaplon miliona njerëz.

"Kur rritesha në Korenë e Veriut nuk e dija se çka po ndodhë atje. Gjithmonë kam ëndërruar se do të kthehem një ditë atje dhe t’i bëjë gjërat më të mira e më të lehta për njerëzit”, tha ai.

Kim gjithashtu tha se kur ai do të diplomohet, planifikon që të angazhohet në punë bamirësie në mënyrë që të "ndërtojë paqen në botë."

Në intervistë ai foli edhe për ëndrrën e tij të bashkimit të dy Koreve.

"Kam shokë të Koresë së Jugut. Në fillim ishte e çuditshme, por pak e nga pak kemi filluar ta kuptojmë njëri-tjetrin”, tha ai. “Njohja më çoi në përfundimin se unë do të marrë pikëpamjet e të dyja palëve, se do të vlerësojë se çka është mirë e çka keq dhe se atëherë do të marrë vendime”.

17-vjeçari Kim Han Sol i ka dhënë intervistë zyrtares së lartë të OKB-së dhe raportueses speciale për të drejtat e njeriut në Bosnje dhe Hercegovinë, Elisabeth Rehn.

Ende nuk është e qartë se si ka pranuar ai ta japë këtë intervistë. Herën e parë ai tërhoqi vëmendjen kur në tetor 2011, fotografitë dhe komentet nga profili i tij në Facebook transmetohen nga mediat e Koresë së Jugut. Profili i tij menjëherë është bllokuar, ndërsa është cekur se ai shkollohet në Mostar, në United World College.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat