Papa shpall 7 shenjtorë të rinj

Bota

Papa shpall 7 shenjtorë të rinj

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:58

Kisha katolike ka shtatë shenjtorë të rinj, të cilët sapo janë shpallur nga papa me një rit solemn, dhe që është shoqëruar me një meshë para 40 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetër. Shtatë shenjtorët e rinj, burra dhe gra nga pesë kontinente janë prezantuar si model i jetës së krishterë, mes tyre për herë të parë është dhe një grua me origjinë indiane e cila ka lindur në vitin 1656 në krahinën Auriesvill, tashëm amerikane, dhe vdiq në moshën 24 vjeçare në Kanada. Në ceremoni kanë marrë pjesë, ashtu dhe si është zakoni, delegacioni institucionale dhe politike nga vendet e origjinës të shenjtorëve të rinj. Pasi papa ka lexuar formulën në latinisht, besimtarët kanë përshëndetur shenjtorët e rinj me një duartrokitje të fortë. Përveç indianes Kateri, papa ka shpallur të shenjtë dhe italianin Xhovani Batista Piamarta, prift nga Bresha, dhe themelues i kongregacionit të Familjes së shenjtë të Nazaretit dhe të Kongregacionit të Murgeshave të Përulura, francezit Zhak Bartjo, Porfesot të shoqërisë së jezusit, misionar në Madagaskar, që u vra në vitin 1896; filipinasin Pedro Kalugsod, nëj katekist i vrarë në moshën 17 vjecare në 1672, Murgeshën gjermane Marian, gjermanen Anna Shaffer, laike, dhe besimtaren spanjolle Maria del Karmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat