Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren - Bota Sot
Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren

Bota

E shtunë, 23 korrik 2016

Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 23:17

Reporterja e “France 24”, Sonia Dridi, u sulmua në Kajro gjatë raportimit për këtë televizion. Sulmi ndodhi në Sheshin Tahrir, në të njëjtin vend ku vitin e kaluar e kanë sulmuar dhe dhunuar reporteren e CBS-it, Lara Logan.
Dridi e shpjegoi tërë situatën, duke thënë se qëndronte në shesh duke raportuar, kur e ka rrethuar një turmë e meshkujve. Ata filluan ta prekin në gjithë trupin, tentuan ta zhveshin dhe ta ndajnë nga kolegu i cili ishte në detyrë me të dhe i cili tentonte ta mbronte.

"Vazhdimisht i shohim ata - njerëzit që shfrytëzojnë gratë”, tha Dridi, duke folur për vendin nga i cili raportonte.

Gazetarja franceze ndoshta do ta kishte fatin e njëjtë si Logan, po të mos e shpëtonte kolegu Ashraf Khalil, korrespondent për revistën “Time” e po ashtu edhe për televizionin “Franca 24”.

"Ishin të paktën 50 burra rreth nesh që na sulmuan, por Ashrafi më shpëtoi nga situata”, shton Didri, transmetojnë mediat franceze.
Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren (Video)
Khalil tha për “Associated Press” se njerëzit e mbledhur në protestë, disa nga ta, për një çast u “çmendën” dhe u drejtuan tek të dy ata.

"Ajo që unë munda të bëj ishte ta mbërtheja, e të shtrëngoja fortë duart rreth saj. Ishte vështirë të dija në ato çaste se sa njerëz rreth nesh ndoshta donin ta ndihmonin e sa vërtetë e sulmonin”, tha Khalil.

Gazetarja franceze tha gjithashtu se një nga të pranishmit në një moment i tha të futet në një furgon, por nuk e dinte nëse është dikush që dëshiron ta ndihmojë apo ishte grackë për ta dhunuar. Por, ajo e ka dëgjuar kolegun dhe nuk është futur brenda.

Dridi ia doli të shpëtojë kur bashkë me kolegun arriti të vraponte deri tek një restorant, ku e mbyllin derën. Ata dy kanë qëndruar me orë të tëra aty, nga frika për të dalë jashtë

Sulmin ndaj gazetares së tyre e ka konfirmuar edhe “France 24”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test