Nisin ritualet e Haxhit - Bota Sot
Nisin ritualet e Haxhit

Bota

E diel, 28 gusht 2016

Nisin ritualet e Haxhit

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 08:41

Pelegrinazhi vjetor islamik i Haxhit në Mekë ka filluar të mërkurën, në të cilin pritet që të marrin pjesë rreth dy milionë njerëz nga e gjithë bota.

Në mes të dhunës dhe tensioneve ndërmjet sunitëve dhe shiite myslimanë në disa pjesë të Lindjes së Mesme, autoritetet saudite kanë theksuar se Haxhi është menduar të jetë një organizim rigoroz fetar dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër provokimeve politike gjatë ngjarjes.

Autoritetet saudite kanë thënë se pelegrinët nga Siria do të jenë të mirëpritur, pavarësisht tensioneve të luftës midis qeverisë siriane dhe Arabisë Saudite, e cila mbështet kryengritësit sirianë.

Sipas parimet të islamit, të gjithë myslimanët e rritur janë të detyruar që të paktën njëherë në jetën e tyre të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer ritet fetare të haxhit, për aq sa ata janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për ta bërë këtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test