Merkel hap memorialin për viktimat rome të nazizmit

Bota

Merkel hap memorialin për viktimat rome të nazizmit

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 08:59

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikohet të hapë të mërkurën zyrtarisht një memorial për rreth gjysmë milioni romë dhe sinti etnikë, të cilët u vranë nga regjimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të racës së tyre.

Memoriali, i ndërtuar me një grant prej 2.8-milionë eurosh dhënë nga qeveria gjermane federale, është ndërtuar në afërsi të ndërtesës së parlamentit në qendër të Berlinit, në afërsi të përmendoreve tjera për nder të viktimat hebreje dhe viktimave homoseksuale të nazistëve.

Merkelit pritet t’i bashkohen në ceremoni rreth 100 të mbijetuar të moshuar romë, që i kanë mbijetuar shfarosjes në kampet naziste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat