Algjeri, masakrohen pengjet në përpjekje për ti shpetuar

Bota

Algjeri, masakrohen pengjet në përpjekje për ti shpetuar

Më: 17 janar 2013 Në ora: 15:21

Një operacion i ushtrisë algjeriane po zhvillohet në impiantin e gazit në lindje të Algjerisë, ku prej ditës së djeshme po mbahen peng mbi 40 persona, shumica e të cilëve të huaj.

Lajmin e bën të ditur BBC në edicionin e saj online, që citon burime nga Foreign Office.

Ushtarët algjerianë po mbanin të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit In Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.

Media të ndryshme ndërkombëtare citojnë militantët, që thonë se 34 pengje dhe 14 pengmarrës kanë mbetur të vrarë gjatë kryerjes së operacionit.

Militantët thanë gjithashtu për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri. Për viktimat nuk ka ende një konfirmim.

Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.

Edhe një banor lokal tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se ka pasur shumë viktima. Më herët u raportua se një grup pengjesh, kryesisht të huaj, ishin arratisur nga pengmarrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat