Algjeri: Situatë konfuze, nuk dihet fati i pengjeve

Bota

Algjeri: Situatë konfuze, nuk dihet fati i pengjeve

Më: 18 janar 2013 Në ora: 09:48

Nga informacionet e autoriteteve algjeriane dhe ekstremistëve nuk është i qartë zhvillimi i saktë i situatës, që ka shqetësuar vendet prej nga vijnë pengjet, ka rritur çmimet e naftës në botë dhe ka ndërlikuar edhe më intervenimin ushtarak kundër ekstremistëve islamikë në Malin fqinj.

Ende vazhdon kriza e pengjeve në Algjeri. Helikopterët dhe forcat speciale algjeriane kanë sulmuar mbrëmë vendpunishten e gasit në Saharë, ku ekstremistët islamikë kanë rrëmbyer dhe po mbajnë dhjetëra shtetas të huaj.

Si rezultat i sulmit, ka pasuar një kaos i vërtetë, ndërkohë që fati i pengjeve që vijnë prej më shumë se 10 vendeve, akoma mbetet i paqartë.

Nga informacionet e autoriteteve algjeriane dhe ekstremistëve nuk është i qartë zhvillimi i saktë i situatës, që ka shqetësuar vendet prej nga vijnë pengjet, ka rritur çmimet e naftës në botë dhe ka ndërlikuar edhe më intervenimin ushtarak kundër ekstremistëve islamikë në Malin fqinj.

Në aksionin e mbrëmshëm besohet se kanë vdekur të paktën gjashtë persona. Disa agjenci lajmesh njoftojnë për vrasjen e 30 pengjeve dhe të 14 pengmarrësve. Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Algjeri, APS, ka thënë se aksioni për lirimin e pengjeve ka përfunduar, burime nga tereni thonë se situate vazhdon të jetë konfuze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat