Cameron: Situata në Algjeri "e rrezikshme"

Bota

Cameron: Situata në Algjeri "e rrezikshme"

Më: 18 janar 2013 Në ora: 14:05

Kryeministri britanik David Cameron i tha parlamentit të premten se kriza e pengjeve në Algjeri nuk ka mbaruar dhe se situata mbetet “fluide dhe e rrezikshme.”

Cameron tha se trupat algjeriane edhe më tej po ndjekin “terroristët” dhe janë në kërkim të pengjeve në një pjesë të uzinës së gazit In Amenas, në kufi me Libinë.

Ai tha se në mesin e pengjeve të mbetura ka britanikë, algjerianë dhe persona të paktën, të shtatë shtetve tjera.

Kryeministri tha se ai ishte “i zhgënjyer” që Algjeria nuk e ka informuar atë paraprakisht për operacionin e shpëtimit.

Qeveria e Francës po ashtu tha të premten se nuk ka qenë e informuar për sulmin.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Algjerisë konfirmoi vazhdimin e operacionit dhe tha se pengje nga të paktën 10 vende, janë ende duke u mbajtur nga rrëmbyesit.

Në të thuhet se deri tash janë varër të paktën “18 terroristë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat