APS: Lirohen 650 pengje në Algjeri

Bota

APS: Lirohen 650 pengje në Algjeri

Më: 18 janar 2013 Në ora: 17:00

Agjencia shtetërore algjeriane e lajmeve, APS tha se nga operacioni i shpëtimit i qeverisë, janë liruar rreth 650 pengje, përfshirë edhe 70 të huaj.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Mediat algjeriane gjithashtu thanë se të paktën 18 “terroristë” janë vrarë deri më tash.

Ndërkohë, kryeminsitri britanik David Cameron i tha parlamentit të premten se kriza e pengjeve në Algjeri nuk ka mbaruar dhe se situata mbetet “fluide dhe e rrezikshme.”

“Ne nuk jemi informuar për sulmin paraprakisht. Mua më ka treguar për të kryeministri algjerian, derisa sulmi po ndodhte. Ai ka thënë se terroristët janë përpjekur të ikin, dhe se janë ndjerë të obliguar që të reagojnë”, u shpreh Kameron.

Qeveria e Francës po ashtu tha të premten se nuk ka qenë e informuar për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat