Të zhveshura festojnë largimin e Papës

Bota

Të zhveshura festojnë largimin e Papës

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 17:02

Tetë anëtare të grupit feminist “Femen” kanë hyrë në katedralen Notre Dame të Parisit dhe janë zhveshur.

Në këtë mënyrë, ato kanë festuar vendimin e Papa Benedictit XVI për të dhënë dorëheqje në fund të këtij muaji.

Gratë kanë hyrë në katedrale të veshura me mantele të gjata, duke u përzier me një grup turistësh.

Mirëpo, menjëherë pas hyrjes, janë zhveshur dhe kanë qëndruar pranë kambanës së bronzit, e cila është e ekspozuar në pjesën qendrore të katedrales, pranë altarit.

“Nuk ka më papë”, “Nuk ka më homofobi”, “Mirupafshim Benedict” – kanë bërtitur aktivistet.

Vizitorët e tronditur kanë lëshuar katedralen.

Papa Benedicti XVI ka njoftuar të hënën se do të heqë dorë nga detyrat e Papatit më 28 shkurt. Vendimin e ka arsyetuar me shkaqe shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat