Benedikti do "fshihet" nga bota

Bota

Benedikti do "fshihet" nga bota

Më: 14 shkurt 2013 Në ora: 13:42

Papa Bendikti XVI ka dhënë indikacione se do të tërhiqet në izolim, larg nga syri i publikut, pas dorëheqjes së tij në fund të këtij muaji.

“Edhe pse po tërhiqem në lutje, do jem gjithnjë afër jush dhe jam i sigurt se ju do jeni afër meje, edhe pse unë do të mbetem i fshehur në botë”, ka thënë ai në disa komente të bëra për priftërinjtë e Dioqezës së Romës, në kapacitetin e tij si peshkop i kryeqytetit italian.

Ndërkohë, ai ka bërë thirrje edhe për “një rilindje të vërtetë të
kishës”.

Papa Benedikti i 16-të ka shpallur të hënën se do të tërhiqet më 28 shkurt. Kjo është hera e parë në 600 vitet e fundit që Papa jep dorëheqje.

Ky vendim tash e shtron detyrën para Këshillit të Kardinalëve të Kishës Katolike që ta zgjedhë Papën e ri, para fillimit të muajit prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat