Vatikani përshpejton zgjedhjen e papës

Bota

Vatikani përshpejton zgjedhjen e papës

Më: 16 shkurt 2013 Në ora: 18:40

Vatikani ka bërë të ditur se mbledhja e fshehtë e kardinalëve për zgjedhjen e papës së ri mund të nisë më herët se pritet.

Rrjedhimisht, Kisha Katolike mund të ketë liderin e ri në mes të muajit mars.

Rreth 117 kardinalë nën moshën 80 vjeç do të kenë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e pasardhësit të Papa Benedictit XVI, i cili ka dhënë dorëheqje të hënën.

Benedicti ka thënë se do të heqë dorë nga detyrat e Papatit më 28 shkurt.

Mbledhja e fshehtë zakonisht mbahet 15 deri në 20 ditë nga lirimi i karriges së papës, duke u dhënë kohë të mjaftueshme kardinalëve nga e gjithë bota që të udhëtojnë në Romë.

Vatikani më herët ka thënë se papa i ri do të zgjidhet për Festën e Pashkëve, që këtë vit bie më 31 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat