Dita e parë e Papa Françeskut

Bota

Dita e parë e Papa Françeskut

Më: 15 mars 2013 Në ora: 08:14

Papa Françesku i Parë, e filloi ditën e tij si kreu i Kishës Katolike Romane, me 1,2 miliardë anëtarë, me lutje në kishën Santa Maria Maggiores të Romës. Më vonë gjatë ditës, ai drejtoi një meshë private në Kapelën Sistine, me kardinalët, të cilët e zgjodhën atë dje.

Ai ka në plan të takojë së shpejti paraardhësin e tij Papa Benediktin, i cili tani njihet si "Papa Emeritus".

Papa Françesku është jezuiti i parë që zgjidhet në këtë pozitë dhe i pari mes 266 papëve në 2 mijë vjetët e fundit, që merr emrin Françesku. Udhëheqësit nga e gjithë bota e kanë uruar papën e ri 76-vjeçar, më parë kardinali Horhe Bergoglio i Argjentinës për zgjedhjen e tij.

Papa Françesku do të shenjtërohet përmes një ceremonie solemne të martën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat