Nisin provat për varrimin e Thatcherit

Bota

Nisin provat për varrimin e Thatcherit

Më: 15 prill 2013 Në ora: 16:33

Në Londër kanë nisur provat ushtarake për funeralin e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher.

Mbi 700 anëtarë të forcave të armatosura, nga të tria shërbimet, kanë patrulluar sot në rrugët e Londrës.

Varrimi i Zonjës së Hekurt do të bëhet të mërkurën. Në Katedralen e Shën Paulit pritet të marrin pjesë mbi 2,300 personalitete të ftuara.

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, do të jetë e pranishme në ceremoninë e funeralit të një kryeministri britanik, për herë të parë që nga varrimi i Winston Churchilit më 1965.

Ceremonia në Katedralen e Shën Paulit nuk do të jetë e hapur për publikun, por do të transmetohet në televizion.

Thatcher ka qenë kundër varrimit shtetëror. Ajo ka vdekur më 8 prill nga sulmi në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat