Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur

Bota

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur

Më: 15 prill 2013 Në ora: 21:59

(I plotësuar) - Presidenti amerikan Barak Obama i është drejtuar kombit pas shpërthimeve në Boston të Masaqusetsit. Ai tha se e gjithë forca federale është në dispozicion për hetime. Ai tha se kësaj tragjedie do ti shkohet deri në fund, pavarësisht se kush i ka kryer sulmet.
Obama nuk ka pranuar ta quajë sulm terrorist, ndërsa ka theksuar se do të bëhen hetimet dhe autorët do të zbulohen.
Sulmi është vërtetuar se është kryer nga dy bomba, me shpërthime të njëpasnjëshme. Sipas mediave të paktën një person i dyshuar është arrestuar, dhe disa media po e kualifikojnë si sulm terrrorist.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se çdo ngjarje me mjete të shumta shpërthyese të shumta, si kjo "është qartë një akt terrori, dhe do të trajtohet si një akt terrori."

Ndërsa, shpërthimi i tretë, por që mendohet se nuk ka lidhje me dy të partë tek finishi i maratonës, në një bibliotekë nuk ka shkaktuar viktima.

Pamjet televizive treguan skena konfuzioni, rrugët të mbushur me mbeturina të shpërthimeve dhe gjak, punonjës të urgjencës mjekësore që mbanin barela, dhe dëmtime të ndërtesave përreth.

Spektatorë të plagosur të maratonës u trajtuan në çadrën mjekësore që ishte ngritur për t'u kujdesur për vrapuesit e lodhur.

Në Boston, zyrtarë të policisë konfirmuan se ata janë në kërkim për mjete të tjera shpërthyese, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

Shpërthimet ndodhën jo shumë kohë pasi vrapuesi i parë mes 27 mijë pjesëmarrësve të garës kishte kaluar vijën e finishit. Gara u ndërpre pas shpërthimeve, ashtu si edhe shërbimi i metrosë në atë zonë.

Tri eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në finish të maratonës në Boston. Fox News raporton që së paku tre persona kanë vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Shërbimet e fshehta kanë paralajmëruar edhe për një shpërthim tjetër.


“Shumë njerëz janë plagosur”, i ka thënë agjencisë AP një pjesëmarrës në maratonë.

“Mjekët në vendin e ngjarjes po i trajtojnë të plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14.25 sipas kohës lokale, respektivisht një orë pasi fituesit e maratonës kanë kaluar në vijën e finishit”, raporton CNN.


Së paku 2 persona kanë vdekur, dhe 22 janë plagosur, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Bostonit, pas një shpërthimi në linjën e finisht të Maratonës së Bostonit. Mediat botërore raportojnë për tre viktima. Videot dhe pamjet nga Bostoni tregonin skena hutie, derisa shërbimet emergjente kanë vendosur tenda në të cilat janë trajtuar të lënduarit. Shpërthimet kanë ndodhur rreth tre orë pasi që pjesëmarrësit e maratonës e kaluan vijën e finishit. “Ishin dy shpërthime dhe zjarr në vend të ngjarjes. Nuk ka indikacione se sa persona janë plagosur në total”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Bostonit. Mike Mitchell, nga Vankuveri, i cili ka marrë pjesë në maratonë, ka theksuar se ai sapo e kishte kaluar vijën e finishit kishte parë shpërthimet masive.


Tymi ishte ngritur rreth 15 metra në ajër, u kanë thënë dëshmitarët agjencive të lajmeve derisa njerëzit iknin dhe bërtisnin të frikësuar. “Të gjithë ishim të frikësuar”, ka theksuar pjesëmarrësi i maratonës. Raportohet se shumë rrugë dhe stacionin qendror në Boston është i mbyllur derisa disa njësi anti-terroriste janë duke patrulluar në vend të ngjarjes ndonëse nuk ka indikacione që shpërthimet mund të ishin akt terrorist. Edhe Shtëpia e Bardhë është njoftuar për ngjarjen. Administrata e Barack Obamas raportohet se është në kontakt me autoritetet lokale dhe është e gatshme që të sigurojë çfarëdo asistence të nevojshme për hetime apo përgjigje ndaj rastit.
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka qenë incident apo sulm terrorist.

Dy shpërthime në maratonën e Bostonit, dhjetëra të lënduar

Dy shpërthime të fuqishme të ndodhura përgjatë maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar ndërkohë që është ende e paqartë nëse ka viktima. Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje. Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve.

Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri. Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka qenë incident apo sulm terrorist.










Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat