Presidenti Obama: Shpërthimet në Boston, akt terrorist

Bota

Presidenti Obama: Shpërthimet në Boston, akt terrorist

Më: 16 prill 2013 Në ora: 22:15

Presidenti Barack Obama tha se FBI-ja po i heton shpërthimet e djeshme në Maratonën e Bostonit duke i konsideruar si "një akt terrorizmi".
Presidenti Obama tha në një konferencë shtypi se se ky ishte një akt i shëmtuar prej frikacakësh. Por ai tha se zyrtarët ende nuk e dinë se kush dhe përse e ndërmori sulmin.

Agjentët e FBI-së që po hetojnë ngjarjen thanë se kërkimet për dy shpërthimet me bombë do të kryen në mbarë botën. Rick DesLauriers tha se autoritetet “do të shkojnë në fund të botën” për të identifikuar personat përgjegjës për atë që ai e quajti një krim të neveritshëm.

Tre persona u vranë në shpërthime, përfshi një djalë tetë vjeçar. Komisioneri i Policisë së Bostonit Ed Davis tha se 176 persona janë të plagosur, 17 prej tyre në gjendje kritike. Një numër viktimash kanë humbur gjymturët. Një mjek tha se një nga viktimat ishte i gjymtuar me sa duket nga copa kushinjetash.

Guvernatori i Massachusetts Deval Patrick konfirmoi se janë gjetur vetëm dy pajisje shpërthyese. Zyrtarët thanë se nuk ka kërcënime të tjera.

Presidenti Barack Obama urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat