Kryejnë nderimet e fundit për Thatcherin

Bota

Kryejnë nderimet e fundit për Thatcherin

Më: 17 prill 2013 Në ora: 08:54

Mbi 2,000 personalitete nga e gjithë bota i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministres britanike, Margareth Thatcher.

Trupi i saj është bartur nëpër rrugët e Londrës, të mbushura me qytetarë dhe pjesëtarë të forcave të armatosura.

Kryeministri David Cameron ka thënë se ky është një “nder i duhur” për një “figurë të madhe”.

Në ceremoninë që është zhvilluar në Katedralen e Shën Paulit, kanë marrë pjesë edhe Mbretëresha Elizabeth, të gjithë ish-kryeministrat e gjallë të Britanisë - Tony Blair, Gordon Brown dhe Sir John Major - anëtarë të tanishëm të kabinetit, si dhe anëtarë të qeverisë Thatcher.

Thatcher, që ndryshe njihet edhe si Zonja e Hekurt, ka shërbyer si kryeministre e Britanisë nga viti 1979 deri më 1990.

Ajo ka qenë femra e parë dhe e vetme që ka mbajtur këtë post në Mbretërinë e Bashkuar.

Të shumtë janë ata që kanë vlerësuar lart Thatcherin për transformimin e ekonomisë në rënie të Britanisë, por politikat e saj për treg të lirë kanë qenë kontroverse dhe janë kundërshtuar nga shumë britanikë.

Thatcher ka ndërruar jetë më 8 prill nga sulmi në tru.

Më shumë se 2000 njerëz pritet të përcjellin ceremoninë mortore, përfshirë këtu edhe tre ish-sekretar amerikan të shtetit – Henry Kissinger, George Schutz dhe James Baker.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat