Arrestohet "autori" i sulmeve në Boston?!

Bota

Arrestohet "autori" i sulmeve në Boston?!

Më: 17 prill 2013 Në ora: 21:16

Mediat amerikane, të cilat citojnë burime të zbatimit të ligjit në SHBA, raportojnë për arrestimin e një të dyshuari në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit.

CNN dhe The Boston Globe thonë se i dyshuari është identifikuar në bazë të pamjeve nga një video.

Të njëjtat burime thonë se zyrtarët amerikanë pritet së shpejti të dalin në konferencë për gazetarë.

Nga sulmet e 15 prillit në Maratonën e Bostonit kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 170 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat