FBI publikon fotot e të dyshuarve për sulmin terrorist në Boston

Bota

FBI publikon fotot e të dyshuarve për sulmin terrorist në Boston

Më: 19 prill 2013 Në ora: 00:57

FBI ka publikuar fotografitë dhe video xhirimet e dy të rinjve si të dyshuar kryesor në sulmuesin vdekjeprurës me bomba në maratonën e Bostonit.

FBI fton qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Këtë të dy janë fotografuar afër cakut në maratonë para shpërthimit në të cilin u vranë tre persona, kurse u lënduan rreth 180 të tjerë.

Njëri nga këta dy persona është se si e lëshon çantën në vendin e shpërthimit, ka thënë agjenti special, Rick Dislauriers, shef i zyrës së FBI në Boston.

Ai ka thënë se këta dy persona janë shumë të rrezikshëm, pasi që janë edhe të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat