Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është arrstuar dhe dërguar në gjykatë.
Pamjet e sotme në televizion tregonin se si Musharrafi i përcjellur nga policët e uniformuar dërgohej në një gjykatë në kryeqytetin Islamabad.
Ish presidenti Pakistanez, Musharraf, 69 vjeçar, ballafaqohet me akuza lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007 dhe për dyshime të ndërlidhura me vrasjen e ish kryeministres Benazir Bhuto, poashtu në vitin 2007.
Pervez Musharrafi u kthye në Pakistan në muajin Mars, pasi për katër vjet ishte jashtë vendit të tij, për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit. Por, ai është diskualifikuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.