Erdogan takon protestuesit

Bota

Erdogan takon protestuesit

Më: 11 qershor 2013 Në ora: 11:41

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet të mërkurën me organizatorët e protestave anti-qeveritare, për të dëgjuar mendimet e tyre.

“Kryeministri u ka lënë një takim grupeve, që drejtojnë protestën" shpjegoi zv/kryeministri turk, Bulent Arinc dhe më tej shtoi "Ata do të informohen për faktet, ndërsa ai do të dëgjojë opinionin e tyre”.

Recep Tayyip Erdogan ka qenë i ashpër përballë protestuesve, duke i cilësuar plaçkitës, madje i ka paralajmëruar se “durimi i tij e ka një kufi”.

Çfarë nisi si një demonstrim paqësor, kundër planit për rizhvillimin e parkut Gezi në Stamboll, mori përmasat e një revolte mbarëpopullore kundër qeverisë së drejtuar nga Erdogan.

Shumë prej protestuesve mendojnë se ekzekutivi është shumë autoritar dhe po përpiqet t’i imponojë një shteti laik, vlerat islamike.

Protesta ka shënuar ditën e 11-të, ndërsa mijëra njerëz kanë zaptuar pjesën më të madhe të sheshit Taksim, në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat