Erdogan: Protestat - “plan sistematik”

Bota

Erdogan: Protestat - “plan sistematik”

Më: 11 qershor 2013 Në ora: 14:51

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se demonstratat që kanë nisur afro dy javë më përë në Stamboll, janë rrëmbyer nga njerëz me agjenda destruktive.

Erdogan u ka thënë ligjvënësve në Ankara se “përpjekjet për të shtrembëruar imazhin e Turqisë janë pjesë e një plani sistematik”.

Ai pritet të takojë të mërkurën protestuesit antiqeveritarë.

Por, Erdogan ka thënë se protestuesit me “kërkesa legjitime” nuk duhet të ngatërrohen me ata që duan të dëmtojnë ekonominë e Turqisë.

Të martën, policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe granatat e tymit për të shpërndarë protestuesit nga Sheshi Taksim i Stambollit.

Demonstratat antiqeveritare kanë nisur më 31 maj, pasi policia ka shtypyr dhunsëhm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin Taksim të Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat