Turqi: Qeveria propozon referendum për Stamboll

Bota

Turqi: Qeveria propozon referendum për Stamboll

Më: 13 qershor 2013 Në ora: 08:17

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit që qeverisë në Turqi ka propozuar mbajtjen e një referendumi për planet kontraverse rreth ndërtimit në Parkun Gezi të Stambollit.

Përpjekjet e policisë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë park, kanë shkaktuar në dy javët e fundit përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë.

Protestuesit u shndërruan në një lëvizje kundër qeverisjes së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili është akuzuar nga kundërshtarët politik për një rol të shtuar autoritar, duke u përpjekur që të imponojë vlerat konservative të Islamit.

Zëdhënësi i partisë Huseyin Celik tha se qeveria shpreson se kjo ofertë e “vullnetit të mirë” për mbajtjen e referendumit në Stamboll do t’i bind demonstruesit që të largohen nga parku dhe Sheshi Taksim.

Mbetet ende e paqartë nëse oferta për referendum do t’i jap fund protestave.

Lajmërimi është bërë pasi Erdogan të mërkurën takoi në Ankara një grup të vogël të aktivistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat