Turqia pezullon planin e ndërtimit në Parkun Gezi

Bota

Turqia pezullon planin e ndërtimit në Parkun Gezi

Më: 14 qershor 2013 Në ora: 21:42

Qeveria e Turqisë është pajtuar që të pezullojë planet për ndërtim në Parkun Gezi të Stambollit, deri në vendimin e gjykatës.

Planet e tilla kanë shkaktuar protesta masive antiqeveritare në Turqi.

Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se nuk do të ketë përpjekje për të nisur projektin derisa gjykata të vendosë nëse ai është i ligjshëm ose jo, trasnemtojnë medie.

Njoftimi vjen pasi kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar gjatë natës së shkuar bisedime me përfaqësues të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat