Erdogan mbledh mijëra lojalist në Stamboll

Bota

Erdogan mbledh mijëra lojalist në Stamboll

Më: 16 qershor 2013 Në ora: 17:52

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka mbledh dhjeta mijëra mbështetës të tij në Stamboll të dielën, vetëm pak orë pasi urdhëroi thyerjen e protestuesve anti-qeveritar në parkun e qytetit.

Edhe pas dy jave trazirash, tensionet janë shtuar edhe sot, kur qindra policë vazhduan të shtënë me gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë në drejtim të protestuesve që dëshiron të rigrupoheshin, pas largimit të tyre nga parku Gezi gjatë natës së mbrëmshme.

Rreth 10 kilometra larg vendit ku po zhvillohet tubimi, autobus të shumtë kishin nisur të zbarkonin mbështetësit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) që kryeson Erdogan, për të dëshmuar, siç thonë, fuqinë e tij në përgjigje të trazirave.
“Dhashtë Zoti, u thyhen duart atyre që prekin policinë” dhe “Populli është këtu, ku janë kusarët?” brohorisnin lojalistët e Erdoganit rrugës për në pikën e takimit.

Mëngjesin e sotëm, policia përsëri ka përdorur gazin lotsjellës dhe mjetet tjera për të shpërndarë qindra veta që ishin mbledh në Ankara, për të vënë lule në vendin ku një protestues ishte qëlluar për vdekje më 1 qershor.

Dy sindikatat më të mëdha të punëtorë në Turqi, KESK dhe DISK, kanë nisur bisedimet për të thirr një grevë gjithëkombëtare në shenjë proteste për dhunën që policia ushtroi ndaj protestuesve.

Trazirat politike nisën kur një protestë paqësore u organizua në parkun Gezi kundër shkuljes së 600 drunjve, të cilët policia u mundua me dhunë t’i shpërndaj.

Trazirat morën 4 jetë, ndërsa mbi 7,500 veta janë lënduar deri më tani, sipas të dhënave të Asociacionit Mjekësor të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat