OKB: Për Ramazan të ndalen luftimet në Siri

Bota

OKB: Për Ramazan të ndalen luftimet në Siri

Më: 9 korrik 2013 Në ora: 08:32

Muaji i Shenjtë i Ramazanit për afro 1.5 miliardë besimtarë myslimanë në gjithë botën, filloi sot.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për armëpushim gjatë këtij muaji ndërmjet kryengritësve dhe trupave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke theksuar se Muaji i Shenjtë është njëri nga katër muajt në kalendarin islamik, ku supozohet se luftimi duhet të ndalet.

Koalicioni Kombëtar Sirian në opozitë raportohet se ka ofruar armëpushim, por regjimi i presidentit Bashar al-Assad, tha se është e nevojshme ndalja totale e dhunës, e jo e pjesërishme, dhe e ka refuzuar ofertën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat