Spiuni Snowden pranon azilin politik në Venezuelë

Bota

Spiuni Snowden pranon azilin politik në Venezuelë

Më: 9 korrik 2013 Në ora: 23:43

Ish-konsulenti amerikan, Edward Snowden, i cili ndodhet në zonën tranzit të aeroportit të Moskës ”Sheremetievo” që prej 17 ditësh, pranoi propozimin për azil politik të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi sot kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës, Aleksei Pushkov.

”Siç mund të pritej, Snowden u përgjigj pozitivisht ndaj propozimit të Maduros për azil politik”, u shpreh Pushkov, përmes llogarisë së tij në ”Twitter”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat