Egjipt, ushtria paralajmëron protestuesit

Bota

Egjipt, ushtria paralajmëron protestuesit

Më: 10 korrik 2013 Në ora: 00:09

Ushtria egjiptiane paralajmëroi protestuesit e te gjitha partive se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune që pengon atë që ajo e cilëson si “tranzicion të vështirë të vendit”.

Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi dolën të martën në rrugët dhe sheshet e Kajros dhe qyteteve të tjera të vendit duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë. Protesta u thirr nga “Vëllazëria Muslimane” që kërkoi rezistencë ndaj asaj që ajo e quan “grusht shteti”.

Ministria e Mbrotjes në një deklaratë të saj tha se ushtria është e vendosur për të respektuar ligjet dhe për të ruajtur rendin e sigurinë publike, ndaj kërkoi që të shmangen protestat dhe rikhimin në normalitet deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja presidenciale, vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, presidenti në detyrë, Adly Mansour bëri thirrje për qetësi, ndërsa emëroi si kryeministër të vendit, Hazem el-Beblawi. Ky i fundit ka mbajtur postin e Ministrit të Financave gjatë periudhës së tranzicionit që pasoi rrëzimi i Mubarakut.

Me shpresën se ekuilibrat politikë në pushtet do të rivendosin ekuilibrat socialë në shoqërinë e ndarë thellazi në vend, presidenti Mansour emëroi si zëvendës të tij, politikanin liberal, Mohamed el Baradei.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat