Snowden takohet sot me grupe të të drejtave të njeriut

Bota

Snowden takohet sot me grupe të të drejtave të njeriut

Më: 12 korrik 2013 Në ora: 16:09

Grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatë rusë konfirmuan se ish kontraktori amerikan i zbulimit Edward Snowden do të mbajë një takim në aeroportin e Moskës ku është bllokuar për tre javë ndërsa përpiqet të gjej një vend që do t’i jap azil.
Kreu i zyrës ruse të organizatës Amnesty International ((Sergei Nikitin)) tha se grupi i tij mori një ftesë me e-mailed sot dhe do të marr pjesë në takim. Agjencitë ruse të lajmeve thane se Human Rights Watch dhe Transparency International kanë marr gjithashtu ftesa.
Zyrtarët rus thanë se takimi është caktuar në zonën tranzit të aeroportit.
Një përfaqësues i organizatës Human Rights Watch publikoi një e-mail në emër të Snowdenit sot që akuzon Shtetet e Bashkuara për ndërmarrjen e një “fushate të paligjshme” për t’i mohuar Snowdenit të drejtën për të kërkuar azil.
30 vjeçari Snowden nxorri të dhëna sekrete të programeve të përgjimit të kryera nga Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e Snowdenit nën akuza për spiunazh por Rusia e ka refuzuar këtë kërkesë, ndërsa po e nxit atë të largohet në një vend tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat