Aktivistët thonë se Snowden dëshiron të mbetet në Rusi

Bota

Aktivistët thonë se Snowden dëshiron të mbetet në Rusi

Më: 12 korrik 2013 Në ora: 18:11

Aktivistët rusë për të drejtat e njeriut dhe avokatët, që u takuan sot me ish-kontraktorin e agjencive të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, thanë se ai kishte kërkuar që Rusia t’i garantoj atij azil politik.

Ky takim u bë sot në hapësirën tranzitore të aeroportit, ku Snowden, që është në ikje, është i bllokuar prej 23 Qershorit të këtij viti, kur kishte fluturuar nga Hong-Kongu.

Kjo ishte hera e parë që Snowden ishte parë publikisht prej arritjes së tij në Moskë.

Ai nga Uashingtoni kërkohet për akuza spiunimi për shkak të zbulimit të sekreteve të shkallës më të lartë të programeve të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.

Deri tash Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua, i kanë ofruar azil.

Raportohet se Snowden e kishte bërë një kërkesë të hershme për azil në Rusi, por zyrtarët rusë thonë se ai e kishte tërhequr atë, pasi presidenti Vlladimir Putin, tha se azili do të ishte i kushtëzuar me ndaljen e dhënies së sekreteva të tjera të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat