Egjipt - ElBaradei zv.president, Fahmy shef i diplomacisë

Bota

Egjipt - ElBaradei zv.president, Fahmy shef i diplomacisë

Më: 14 korrik 2013 Në ora: 15:29

Politikani egjiptas Muhamed ElBaradei është betuar si zëvendëspresidenti i Egjiptit, për punë të jashtme.

Lajmërimi u bë të premten nga kryeministri i përkohshëm i shtetit Hazem el-Beblavi, i cili po mbledh qeverinë e re, pas përmbysjes së presidentit islamist Mohamed Morsi, në fillim të muajit.

ElBaradei, që është ish-udhëheqs i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe lauderat i çmimit Nobel, ishte emëruar më herët për të formuar qeverinë e re të Egjiptit, por kandidatura e tij nuk ishte përkrahur nga partia konservative Al-Nur.

Po ashtu të dielën, ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara Nabil Fahmy është caktuar në postin e ministrit të jashtëm në kuadër të qeverisë kalimtare.

Vëllazëria Myslimane, që përkrah presidentin e përmbysur islamist ka thirr protesta gjithëpopullore për të hënën, për të demonsruar kunder largimit të Morsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat